Lidhje

Konferenca botërore në Bon mbi ngrohjen globale - 2001-07-23


Zyrtarët që marrin pjesë në konferencën botërore që po zhvillohet në Bon mbi klimën, thonë se kanë arritur një marrëveshje për shpëtimin e traktatit të Kyotos mbi ngrohjen globale, e cila synon pakësimin e gazrave që shkaktojnë efektin-serë. Hollësitë e marrëveshjes pritet të njoftohen sot më vonë.

Lajmet e këtij zhvillimi të rëndësishëm pasojnë bisedimet e tejzgjatura për një propozim kompromisi të shtruar nga kryetari i konferencës së Bonit, Ministri hollandez i Mjedisit, Jan Pronk. E vetmja çështje, zbatimi i traktatit, e pati penguar një marrëveshje të tillë. Japonia është shprehur se është kundër ndëshkimeve të ashpra për vendet që nuk realizojnë standartet për çlirimin e gazrave që shkaktojnë efektin-serë. Pakti i Kyotos u nënshkrua në Japoni në vitin 1997 me synimin për pakësimin e gazrave të dyoksidid të karbonin, të cilin, shumë shkencëtarë e mbajnë si shkakun kryesor të ngrohjes globale.

XS
SM
MD
LG