Lidhje

Bush dhe Putin bëjnë përparime për çështje strategjike - 2001-07-23


Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dhe presidenti Bush kanë bërë përparim të mirë në diskutimet lidhur me çështje strategjike. Ai u bëri thirrje përfaqësusve rusë të armëve të shfrytëzojnë klimën pozitive të krijuar për të çuar përpara përpjekjet e deritanishme. Presidenti rus theksoi se ai dhe presidenti Bush nuk arritën ndonjë përparim të madh në bisedimet e djeshme në Gjenova të Italisë. Megjithatë, ai tha se marrëveshja për ti lidhur bisedimet për pakësimin e armëve bërthamore me planin amerikan për ndërtimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat ishte një hap i rëndësishëm përpara. Presidenti Putin i bëri këto komente ndërsa informoi ministrat kryesorë të qeverisë ruse në Moskë lidhur me bisedimet e tij me presidentin Bush. Rusia ka kundërshtuar me forcë sistemin për mbrojetjen nga raketat, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG