Lidhje

Veprimtarët kundër ngrohjes globale sulmojnë një bankë në Athinë - 2001-07-23


Policia greke njofton se veprimtarët kundër ngrohjes globale kanë sulmuar me bomba zjarrvenëse një bankë dhe një ndërtesë tjetër zyrash në Athinë. Nuk ka njoftime për të dëmtuar.

Një grup që e quan veten, ”Organizata e Karlo Xhulianit”, morri përgjegjësinë për sulmin ndaj zyrave të një kompanie që kryen studime evropiane në qendër të Athinës. Carlo Xhuliani është emri i protestuesit italian që u vra të premten nga policia në Gjenovë të Italisë gjatë protestave kundër takimit të 8-shes.

Ndërkohë një grup tjetër që e quan veten ”Brigada Anarkiste e Çlirimit” morri përgjegjësinë për sulmin ndaj një dege të bankës Kombëtare të Greqisë.

XS
SM
MD
LG