Lidhje

Kina dëbon një profesor amerikan nën akuzat për veprimtari spiunazhi - 2001-07-25


Kina dëboi një profesor amerikan me origjinë kineze nën akuzat për veprimtari spiunazhi në favor të Taiwanit. Zyrtarë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara thonë se qytetari amerikan Li Shaomin, të cilit i dhanë urdhër të largohet nga Kina më 14 korrik, u nis sot për në San Fransisko. Deportimi i tij bëhet pikërisht një ditë pasi një gjykatë e Pekinit dënoi dje dy studiuese të tjera amerikane me banim në Kinë, Gao Zhan dhe Çin Guang Guang, për veprimtari spiunazhi në favor të Taiwanit me 10 vjet burgim. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, i cili ndodhet për një vizitë në Hanoi, tha se është i kënaqur me lirimin e zotit Li dhe shprehu optimizëm se çështja e dy studiueseve Gao dhe Çin do të zgjidhet së shpejti. Zoti Powell ka në plan të takohet sot në Hanoi me Ministrin e Jashtëm kinez Tang Jiaxuan. Sekretari Powell shkon në Kinë ditën e shtunë.

XS
SM
MD
LG