Lidhje

Reagimet ndaj sulmeve të ambasadave në Shkup - 2001-07-25


Diplomatët perëndimorë në Shkup reaguan ashpër sot ndaj sulmeve të mbrëmshme kundër tre ambasadave nga qytetarë maqedonas që akuzojnë NATO-n dhe Perëndimin për mbështetje të luftëtarve shqiptrarë në Maqedoni. Një diplomat amerikan akuzoi drejtpërdrejti kryeministrin Georgivski dhe ministrin e brendshem për ngjarjet e mbrëmshme. Diplomati amerikan tha se ambasada amerikane në Shkup sot eshte e mbyllur. Po ashtu sipas burimeve diplomatike, me kërkesë të Washingtonit, Ukraina nuk do ti shese armë Maqedonisë. Ndërkohë një diplomat britanik pohoi se sulmet e mbrëmbshme ishin vazhdim i deklaratave anti-perëndimore të kryeministrit dhe zëvendësit të tij.

XS
SM
MD
LG