Lidhje

Organizatat ndërkombëtare dënojnë mbylljen e kufirit Kosovë-Maqedoni - 2001-07-26


Organizatat ndërkombëtare në Kosovë kanë dënuar mbylljen e kufijëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë nga ana e Shkupit zyrtar duke theksuar se ky është një vendim i papranueshëm dhe i paarsyeshëm. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka bërë thirrje për zgjidhje politike të konfliktit në Maqedoni, duke tërhequr vërejtjen se vazhdimi i zhvendosjes së popullatës në baza etnike vetëm sa mund të thellojë ndarjet ndërmjet komuniteteve ndërsa pasojat mund të jenë te ngjashme me ato të spastrimeve etnike.

XS
SM
MD
LG