Lidhje

Powell në Hanoi - 2001-07-26


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell vlerësoi punën e komisionit të përbashkët amerikano-vietnameze që po përpiqet të hedhë dritë mbi fatin e amerikanëve që figurojnë të humbur që nga Lufta e Vietnamit. Duke folur në selinë e kësaj force në Hanoi, sekretari Powell u tha anëtarëve të saj se, megjithëse kanë kaluar disa dekada që nga përfundimi i luftës, puna për gjetjen e personave që figurojnë të humbur mbetet një detyrë shumë e rëndësishme për familjet dhe miqtë e tyre. Afro 2 mijë amerikanë që shërbenin në Vietnam, figurojnë të humbur, megjithë punën e forcës së përbashkët që u krijua në vitin 1992 me ndihmën e zotit Powell, i cili në atë kohë ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane. Forca e përbashkët ka gjetur dhe sjellë në atdhe eshtrat e më shumë se 500 amerikanëve nga Vietnami, Laosi dhe Kamboxhia. Kjo është vizita e parë e zotit Powell në Vietnam që nga vitet 60 kur ai ndodhej atje për të luftuar në Luftën e Vietnamit.

XS
SM
MD
LG