Lidhje

Kalendari historik i datës 27 korrik - 2001-07-27


Më 27 korrik të vitit 1839, një aksident që ndodhi në laboratorin e Charles Goodyear-it çoi në zbulimin e “vullkanizimit”, proces nga lindi industria e re e gomës. Zoti Goodyear po studjonte mënyra për ta bërë gomën e pa përpunuar natyrale më të fortë dhe më elastike. Ai zbuloi se një përzjerje e gomës me sulfurin, që ai kishte derdhur një ditë më parë dhe që e kishte lënë në një sobë të nxehtë ishte forcuar si lëkurë. Eksperimentet e mëtejshme me përzjerje të tilla çuan në shndërrimin e gomës në një material të fortë dhe me elasticitet të përherëshëm. Zoti Goodyear e quajti procesin e ngrohjes së përzjerjes së gomës me sulfurin “vullkanizim”, sipas perëndisë romake të zjarrit, Vullkan.

Më 27 korrik të vitit 1953, përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe të Koresës ë Veriut nënshkruan marëveshjen e armëpushimit, që i jepte fund luftimeve në Gadishullin Korean. Dokumenti u nënshkrua pas 575 takimesh gjatë dy vjetësh e 17 ditësh. Presidenti Dwight Eisenhower i foli popullit amerikan për këtë armëpushim të shumëpritur, në një fjalim të posaçëm që mbajti në radio nga Shtëpia e Bardhë. “Bashkëqytetarët e mi, sonte ne përshëndesin dhe falenderojmë zotin për lajmin zyrtar mbi arritjen e armëpushimit, që u nënshkrua rreth një orë më parë në Kore. Kjo marrëveshje do t’u japë fund së shpejti luftimeve midis forcave të Kombeve të Bashkuara dhe ushtrive komuniste”tha presidenti.

Marrëveshja e armëpushimit e vitit 1953 në Kore, parashikonte tërheqjen e forcave ushtarake nga zona e çmilitarizuar. Ajo parashikonte gjithashtu kthimin e robërve të luftës dhe mbajtjen e një konference për të bashkërenduar tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Korea. Për gjithë pjesën tjetër të shekullit, Korea komuniste e Veriut, mbeti një vend i izoluar, e ndarë nga Korea e Jugut dhe nga pjesa më e madhe e botës, por në vitin 2000 udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Jugut u takuan për të parën herë. Takimi i tyre ngjalli shpresat se ndoshta një ditë të dy Koretë mund të bashkohen.

XS
SM
MD
LG