Lidhje

SHBA kërkon fillimin e një dialogu të ri politik midis dy Koreve - 2001-07-27


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, thotë se shpreson që presidenti rus Vladimir Putin do t’i kërkojë udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-Il, që të pranojë një ofertë amerikanë për rifillimin e dialogut. Sekretari Powell i bëri këto komente sot në Seul pasi u takua me presidentin e Koresë së Jugut, Kim Dae-Jung. Bisedimet u përqëndruan në përpjekjet e njëkohshme nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut për të angazhuar përsëri Korenë e Veriut në një dialog politik. Të dy vendet aleate po çfaqin shpresë se vizita që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il do të bëjë së shpejti në Moskë do të shërbente si nxitës për bisedime të reja. Zoti Powell tha përsëri se Shtetet e Bashkuara janë gati të rifillojnë, pa kushte, dialogun me Korenë e Veriut. Në fillim të këtij viti, administrata e presidentit Bush e pezulloi dialogun për të rishqyrtuar politikën amerikane ndaj Penianit.

XS
SM
MD
LG