Lidhje

Mal i Zi: protesta kundër përpjekjeve për eksktradim - 2001-07-29


Përkrahësit e ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karadzic organizuan protesta në qytetin e tij të lindjes për të kundërshtuar përpjekjet për ekstradimin e tij nga Gjykata e Hagës.

Qindra përkrahës u mblodhën në fshatin Petnjica, jo larg kryeqytetit të Malit të Zi.

Ata dëgjuan fjalime ku dënoheshin përpjekjet e Gjykatës së Hagës për të nxjerrë para drejtësisë zotin Karadzic nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.

Radovan Karadzici nuk është parë në publik prej vitesh. Mali i Zi ka hedhur poshtë zërat se ai ka gjetur strehim në këtë republikë.

XS
SM
MD
LG