Lidhje

Rrëmbehet një autobuz me 46 persona në Rusinë Jugore. - 2001-07-31


Autoritetet ruse thonë se persona të armatosur po mbajnë peng të paktën 35 vetë, pasi ndaluan sot me forcë një autobuz në Rusinë Jugore. Incidenti ndodhi në qytetin e Stavropolit, kur personat e armatosur i kërkuan shoferit ta drejtonte autobusin për në aeroportin e qytetit më të afërt, Mineralnje Vadi’. Policia e rrethoi autobuzin në afërsi të aeroportit dhe ka filluar bisedimet me rrëmbesit, të cilët kërkojnë lirimin e pesë çeçenëve që mbahen në burg nën akuzat për rrëmbimin e një autobuzi në të njëjtin vend, në vitin 1994. Në momentin kur u rrëmbye autobuzi, atje ndodheshin rreth 40 udhëtarë por më vonë 6 prej tyre i liruan. Njoftohet se të paktën një person është plagosur.

XS
SM
MD
LG