Lidhje

Shpërthim në Rumani - 2001-08-07


Gjatë një shpërthimi që ndodhi sot në një minierë të Rumanisë, kanë gjetur vdekjen të paktën 14 minatorë dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë. Shpërthimi ndodhi në afërsi të qytetit Vullkan, rreth 400 kilometra në perëndim të Bukureshtit. Drejtues të minierës thanë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit metan. Pas aksidentit, dhjetra minatorë nuk kanë pranuar të shkojnë në punë.

XS
SM
MD
LG