Lidhje

Shumë pranë klonimit të njeriut - 2001-08-07


Zyrtarët italian të shëndetësisë kanë ndërmarrë masa disiplinore kundër mjekut Severino Antinori i cili ka në plan të klonojë qënien njerëzore në mënyrën më perfekte në botë. Doktor Antinori pritet të njoftojë hollësitë e eksperimenteve të tij sot në Akademinë e Shkencave të Shteteve të Bashkuara këtu në Washington. Doktori Antinori ka në plan të klonojë një qënie njerëzore para fundit të këtij viti. Klonimi i njeriut kërkon injektimin e AND-së nga një qelizë në vezë dhe pastaj vendosjen e vezës në uterusin e nënës. Foshnja pas kësaj do të rritet duke i ngjarë ekzaktësisht personit që ka dhuruar ADN-në. Shumë mjek e kundërshtojnë klonimin e njeriut për arësye morale. Disa të tjerë thonë se një praktikë e tillë sjell shumë rreziqe përsa i përket abortimit apo lindjes me të meta fizike.

XS
SM
MD
LG