Lidhje

Organizata HRW akuzon luftëtarët shqiptarë - 2001-08-11


Një organizatë për të drejtat e njeriut akuzoi luftëtarët shqiptarë në Maqedoni për rrëmbimin dhe torturimin e të paktën pesë civilëve maqedonas.

Organizata Human Rights Watch tha se pesë punëtorë të punimeve rrugore u rrëmbyen të martën nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Organizata thotë se të pestë ata ishin abuzuar fizikisht dhe seksusalisht gjatë periudhës së rrëmbimit, kurse disa prej tyre ishin gjymtuar.

Human Rights Watch thotë se ka marrë njoftim se një tjetër grup i përbërë nga 14 civilë maqedonas u rrëmbyen nga luftëtarët shqiptarë muajin e kaluar në qytetin e Tetovës.

Organizata thekson se rrëmbimet janë pjesë e një numri gjithnjë e më të madh aktesh të paligjshme nga luftëtarët shqiptarë në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG