Lidhje

SHBA dërgon diplomat në Lindjen e Mesme - 2001-08-13


Një diplomat i lartë amerikan pritet të takohet sot me udhëheqësin palestinez Yasser Arafat ndërsa Ministri i Jashtëm izraelit do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të tjerë palestinezë me shpresë për të arritur një armëpushim në konfliktin izraelito-palestinez.

Takimet e fundit zhvillohen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme pas dy shpërthimeve vetë-vrasëse në Izrael dhe mbylljes së zyrave palestineze në Jeruzalem. Përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm në një restorant në qytetin Haifa ku u plagosën 20 vetë e morri grupi ekstremist Xhihadi islamik.

David Satterfield, një nga zëvendësit e Sekretarit të shtetit Colin Powell do të takohet sot me zotin Arafat në Ramallah të Bregut Perëndimor. I dërguari amerikan u takua dje me kryeministrin izraelit Ariel Sharon të cilit i tha se Washingtoni e kundërshton marrjen nën kontroll nga Izrali të selisë jo-zyrtare palestineze në Jeruzalemin lindor.

XS
SM
MD
LG