Lidhje

Forcat jugosllave do të kthehen në zonën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - 2001-08-16


Forcat paqeruajtëse në Kosovë njoftuan se do të nënshkruajnë një marrëveshje me autoritetet e Beogradit për të lejuar kthimin e forcave jugosllave në gjithë hapësirën e zonës tokësore të sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ata tërhoqën vërejtjen se kjo marrëveshje që pritet të nënshkruhet nesër nuk nënkupton edhe heqjen e tërësishme të kësaj zone e cila do të vazhdojë të mbikëqyret nga KFOR-i, ndërsa trupave jugosllave do t’u vihen kufizime në veprimet e tyre përgjatë vijës kufitare.

XS
SM
MD
LG