Lidhje

Trupat jugosllave kthehen në kufirin Kosovë-Serbi. - 2001-08-17


Zyrtarë të NATO-s në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshjen me ushtrinë jugosllave që lejon kthimin e trupave jugosllave në kufirin e Kosovës me Serbinë. Marrëveshja u nënshkrua sot nga komandanti i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Thorstein Skiaker dhe gjenerali jugosllav Momcillo Momcilloviç. Sipas marrëveshjes, komandanti i NATO-s do të ketë autoritet të plotë për zonën 5 kilometërshe të sigurisë në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka të drejtën ta anullojë marrëveshjen. Nuk dihet me siguri se kur do të dërgohen trupat jugosllave në kufi. Vendimi merret dy ditë pasi nënkryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviç dhe misioni i OKB-së në Kosovë ranë dakord për heqjen e zonës së sigurisë, e cila ka ekzistuar gjatë këtyre dy vjetëve të fundit.

XS
SM
MD
LG