Lidhje

Kalendari Historik i datës 22 gusht - 2001-08-22


Më 22 gusht 1831, skllavi zezak Nat Turner udhëhoqi një revoltë të skllevërve në zonën rurale të Virxhinias. Siç thuhet, zoti Turner besonte se ishte zgjedhur nga Zoti për të udhëhequr popullin e tij drejt lirisë. Ai e filloi revoltën me pesë pasues, por dy ditë më pas, në radhët e tyre numëroheshin 70 skllevër. Plani ishte të terrorizohej popullsia e rrethit Southampton në Virxhinia dhe të liroheshin sa më sumë skllevër që të ishte e mundur. Plani funksionoi për rreth 48 orë, gjatë të cilave skllevërit vranë të paktën 57 të bardhë, përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Megjithatë, brenda 24 orëve që pasuan, banorët e bardhë vendas, me ndihmën e forcave ushtarake, e shtypën revoltën. Nat Turner shpëtoi por u kap gjashtë javë më vonë. Ai u gjykua, u dënua për rolin e tij udhëheqës në revoltën e skllevërve dhe u var në nëntor të vitit 1831.

Më 22 gusht të vitit 1973, presidenti Richard Nixon deklaroi se do të emëronte zotin Henry Kissinger si Sekretar Shteti. Profesor Kissinger, i cili lindi në Gjermani, do të bëhej i pari Sekretar Amerikan i Shtetit, i cili nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Zoti Kissinger do të zëvendësonte Sekretarin e Shtetit William Rogers, një bashkëpunëtor i vjetër i zotit Nixon. Profesor Kissinger kishte qenë këshilltari kryesor për politikën e jashtme i presidentit Nixon. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Nixon tha se e kishte pranuar dorëheqjen e zotit Rogers me keqardhje. Zoti Nixon i bëri thirje Senatit të miratonin pa vonesë emërimin e zotit Kissinger.

XS
SM
MD
LG