Lidhje

Në veri të Shqipërisë gjendet një raketë e pashpërthyer Tomahawk - 2001-08-22


Sipas një njoftimi të gazetës The Washington Times, Shtetet e Bashkuara tërhoqën fshehtazi nga Shqipëria një raketë kruz Tomahawk të pashpërthyer, të mbetur që nga koha e bombardimeve ndaj Jugosllavisë. Raketa e pashpërthyer e armatosur me lëndë të fuqishme shpërthyese u gjet në fillim të muajit nga një banor në Alpet e Shqipërisë. Zyrtarët e Pentagonit tonë se raketa me rreze të gjatë veprimi u çaktivizua nga ekspertë amerikanë dhe u tërhoq gjatë fundajvës. Gjatë fushatës së Natos kundër Jugosllavisë u përdorën 218 raketa Tomahawk. Ky tip rakete paraqet interes për shtete të tjera si Kina dhe Rusia, veçanërisht motorri i saj dhe Sistemi i Pozicionimit Global që përmes satelitëve e drejton raketën me precizion drejt objektivit. Kina është duke u përpjekur të prodhojë raketa të tilla dhe kohët e fundit kreu një provë me një tip të ngjashëm.

XS
SM
MD
LG