Lidhje

Gjenerali Ralston në Tiranë - 2001-08-22


Komandani suprem i NATO-s Gjenerali Ralston vizitoi sot Tiranën ku u takua me kryeministrin Ilir Meta dhe me minstrin e mbrojtjes, Ismail Lleshi. Kreu i qeverisë shqiptare, Meta, deklaroi pas takimit se komandanti NATO-s do të urdhëronte menjëherë zbarkimin e trupave të Aleancës në Maqedoni në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së paqes atje. Zoti Meta deklaroi se qeveria shqiptare do të kontribuojë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje veçanërisht duke nxitur faktorin shqiptar atje që t’i përmbahet asaj.

XS
SM
MD
LG