Lidhje

Trajkovski në Ukrainë - 2001-08-23


Presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski ndodhet në Ukrainë, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin ukrainas Leonid Kuchma, dy nga përkrahësit kryesorë të Maqedonisë në konfliktin me grupet e armatosura shqiptare.

Takimin e kërkoi Presidenti maqedonas Trajkovski, i cili ndodhet në Kiev me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

Zoti Trajkovski tha se do t’i kërkojë Rusisë të luajë një rol më aktiv në Ballkan. Ai la të kuptohet se bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Ukrainës dhe Maqedonisë do të vazhdojë. Ukraina ka qenë një nga furnizuesit kryesorë me armë të Maqedonisë gjatë konfliktit.

Presidenti rus Putin mbërriti sot në Kiev. Ai tha se shpreson që luftëtarët shqiptarë do tua dorëzojnë armët forcave të NATO-s, por shtoi se ka dyshime në lidhje me suksesin e procesit të çarmatimit.

XS
SM
MD
LG