Lidhje

Yasser Arafat në Pekin - 2001-08-24


Udhëheqësi palestinez Jaser Arafat ndodhet në Pekin, në përfundim të vizitës së tij në disa vende aziatike, gjatë së cilës ai kërkoi ndihmë për çështjen palestineze. Zoti Arafat fillimisht u takua me zotin Li Peng, Kryetar i Kongresit të Popullit, dhe më pas zhvilloi bisedime me presidentin Gjang Xë Min.

Menjëherë pas mbërritjes së zotit Arafat në Pekin, Kina i bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve të tregohen tepër të përmbajtur dhe bëri thirrje që të dy palët të rifillojnë bisedimet e paqes.

Kohët e fundit Kina ka dënuar përdorimin e forcës nga Izraeli dhe ka mbështetur kërkesën e palestinezëve për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në territoret e pushtuara.

Një përfaqësues palestinez në Pekin tha se qëllimi i vizitës së zotit Arafat është ta nxisë Pekinin që ky të luajë një rol më aktiv për t’i dhënë fund dhunës midis palestinezëve dhe izraelitëve, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen 700 persona, shumica e të cilëve palestinezë.

Zoti Arafat mbërriti në Kinë pasi vizitave në Islamabad dhe New Delhi, ku ai diskutoi lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG