Lidhje

SHBA premton ndihma për të shpërngulurit nga luftimet në Maqedoni - 2001-08-24


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka premtuar 5 milionë dollarë për të ndihmuar personat e shpërngulur nga luftimet në Maqedoni. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup bëri të ditur dje se ndihma do të jepet në fillim të javës së ardhshme. Paketa do t’i ndihmojë njerëzit të rifillojnë jetën normalisht dhe do të përfshijë bagëti, vegla për punë dhe farëra bujqësore. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët bën të ditur se si pasojë e 6 muaj luftimesh ndërmjet trupave të qeverisë maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë, janë shpërngulur më se 125 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG