Lidhje

Norvegji: martohet Princi i kurorës - 2001-08-25


Princi norvegjez i kurorës, Haakon, u martua sot me një nënë me fëmijë. Ceremonia e martesës ishte e para në familjen mbretërore që nga viti 1986.

Princi u martua me zonjën Mette-Marit Tjessem Hoiby në katedralen e Oslos, pas një procesioni përmes rrugëve të kryeqytetit norvegjez. Rreth 800 vetë ishin të pranishëm në ceremoninë e martesës, përfshirë edhe princin Karl të Britanisë dhe mbretëreshën Sofi të Spanjës.

Norvegjezët duket se mbajnë qendrim të ngrohtë ndaj zonjës Hoiby si mbretëresha e tyre e ardhshme, pas muajsh dyshimi lidhur me të kaluarën e saj.

Zonja Hoiby, e cila ka një djalë 4 vjeç të lindur jashtë martese, ka pranuar se ka marrë pjesë në disa mbrëmje ku shpesh pjesëmarrësit drogoheshin. Tani ajo e dënon përdorimin e drogës.

XS
SM
MD
LG