Lidhje

Bahama: Vdes këngëtarja Aaliyah - 2001-08-26


Hetuesit në Bahamas po përpiqen të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të avionit i cili shkaktoi vdekjen e këngëtares-aktore Aaliyah Houghton dhe 8 amerikanëve të tjerë.

Zyrtarët e policisë thonë se avioni dy-motorësh i tipit Cessna i nisur për në Miami, me sa duket është rrëzuar dhe shpërtheu në flakë për shkak të bllokimit të motorit menjëherë pasi është ngritur nga aeroporti i ishullit Abaco.

22-vjeçarja Haughton, e cila nga të apasionuarit e saj njihet thjeshtë me emrin Aaliyah dhe anëtarët e ekuipazhit të saj që ndodhej në bord ishin në Bahamas për të filmuar një video rythm and blues.

Aaliyah ka fituar një çmim Grammy për këngën e ssaj ”Try again” dhe ka debutuar në filmin ”Romeo Must Die”.

XS
SM
MD
LG