Lidhje

Izraeli qëllon me raketa ndërtesën e sigurimit palestinez në Rripin e Gazës - 2001-08-26


Forcat izraelite lëshuan dy raketa ndaj një ndërtese të sigurimit palestinez në Rripin e Gazës, mes të përpjekeve të mëtejshme diplomatike për fillimin e bisedimeve të nivelit të lartë për marrëveshjen e paqes.

Raketa goditi zyrat e forcës elitë të sigurimit të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat në Beit Hanoun, në verilindje të qytetit të Gazës, duke plagosur një nga anëtarët e kësaj force. Ushtria izraelite tha se sulmi ishte ndërmarrë si shpagim për një sulm me mortaja të palestinezëve ndaj vendbanimeve hebraike në Gazë, i cili nuk shkatoi dëme. Sulmi ndodhi pasi ushtria izraelite forcoi masat e sigurisë në Jeruzalem, pas 5 shpërthimeve me bombë, midis të cilave një sulm vetvrasës, që u kryen në Jeruzalem gjatë dy ditëve të fundit, duke plagosur 20 vetë. Izraeli ka dërguar një numër më të madh ushtarësh për të ruajtur tregjet e hapura, komplekset e dyqaneve dhe stacionet e autobuzëve në Jeruzalem. Përreth qytetit, janë vendosur më tepër objekte për bllokimin e rrugëve, të cilat kufizojnë lëvizjet e palestinezëve. Në frontin diplomatik, zyrtarët palestinezë thonë se mund të zhvillohet një takim në rajon midis zotit Arafat dhe Ministrit të Jashtëm izraelit Shimon Peres javën e ardhshme. Zoti Peres thotë se të dy palët dëshirojnë të takohen në një vend të izoluar, larg gazetarëve. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, i cili është përpjekur për fillimin e bisedimeve të paqes, u takua sot në Egjipt me presidentin Hosni Mubarak.

XS
SM
MD
LG