Lidhje

Talebani lejon diplomatët perëndimorë të vizitojnë punonjësit e ndihmave - 2001-08-27


Qeveria taleban e Afganistanit lejoi hyrjen në Kabul të diplomatëve perëndimorë dhe të afërmve të tetë punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave, që mbahen nën arrest në kryeqytetin e Afganistanit për rreth një muaj. Diplomatët dhe anëtarët e familjeve pritet të shkojnë nga Pakistani në Kabul sot për të vizituar të arrestuarit, gjashtë gra dhe dy burra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Australia. Punonjësit e ndihmave akuzohen për krime fetare në bazë të interpretimit të ngurtë të ligjit islamik nga talebanët. Ata akuzohen se janë përpjekur të kthejnë myslimanët afganë në të krishterë. Një përfaqësues taleban i tha Zërit të Amerikës se do të duhen disa javë për të zhvilluar hetimet.

XS
SM
MD
LG