Lidhje

Papunësia shënon shifra rekord në Japoni - 2001-08-28


Në Japoni niveli i papunësisë ka arritur shifrën rekord prej 5 përqind, më e larta në thuajse 50 vjet. Ministria e Administratës Publike bëri të ditur sot se numri i të papunëve në Japoni në muajin korrik arriti në 3 presje 3 milionë nga 230 mijë që ishte të njëjtin muaj, një vit më parë. Shkalla e papunësisë në Japoni kurrë nuk ka arritur shifrën 5 përqind, që kurse qeveria ka filluar të mbajë statistika të rregullta për papunësinë në vitin 1953. Ekonomistët thonë se rënia globale e kërkesës për prodhime elektronike dhe teknologjike u bë shkak për shkurtimin e vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG