Lidhje

Varre masive në Serbi - 2001-08-29


Hetuesit në Sërbi kanë gjetur më shumë se 340 trupa në katër varre të përbashkëta që mendohen të jenë të shqiptarëve nga Kosova. Shefi i policisë, Dragan Karleusa, u tha gazetarëve në Beograd sot se zyrtarët presin të gjejnë edhe varre të tjera ndërkohë që vazhdojnë gërmimet në gjithë Sërbinë. Zyrtarët e policisë, që kryesojnë një njësi të krimit të organizuar, thanë se hetuesit kanë nxjerrë deri tani 230 trupa nga një varr i përbashkët në Batajnica, rreth 15 kilometra në veriperëndim të Beogradit. Në një tjetër varr të përbashkët në këtë zonë u gjetën 36 trupa. Kapiteni i policisë tha se 75 trupa u zbuluan në dy varre masive në Petro Sello në lindje të Sërbisë. Ai tha se pritet të fillojnë gërmimet në një vend të dyshimtë në afërsi të hidrocentralit të Petrovacit në jugperëndim të Sërbisë.

XS
SM
MD
LG