Lidhje

Roli i Shteteve të Bashkuara në botë - 2001-08-31


Sot Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë rival në botë, thotë Thomas Donnelly. Zoti Donnelly flet në emër të Projektit për Shekullin e Ri Amerikan, që është një organizatë ku marirn pjesë gazetarë dhe politikanë që synon të promovojë rolin udhëheqës amerikan në botë. Kërcënimet që i kanosen Shteteve të Bashkuara nuk janë aq të mëdha sa ç’ishin gjatë Luftës së Ftohtë, por numri i vendeve që përbëjnë kërcënim është shtuar. "Ka shumë vende të cilave nuk u pëlqen rendi i ri botëror, vende që janë anti-demokratike dhe që përqiqen të sfidojnë udhëheqjen amerikane në drejtime të ndryshme. Kështu që ne na mbetet shumë për të bërë. Pikërisht fakti që ne aktualisht nuk na kërcënon ndonjë vend që do të na shkatërronte përnjëherësh, nuk do të thotë se nuk ja vlen të marresh me këtë çështje". Projekti në fjalë ve në dukje rrezikun në rritje dhe planet hegjemoniste të Kinës, dhe të vendeve që përbëjnë kërcënim, si Irani dhe Iraku. Në projekt thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura për të bërë luftra të mëdha dhe të vogla njëkohësisht. Kjo kërkon ngritjen e bazave amerikane në vende të ndryshme të botës, si Ballkan, Lindjen e Mesme, Azi. Trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut, thonë anëtarët e Projektit duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në kontinentin aziatik edhe pas ribashkimit të dy Koreve. Në se Shtetet e Bashkuara fillojnë luftën kundër Irakut, apo Koresë së Veriut, ato duhet të jenë të përgatitura, që jo vetëm të fitojnë, por të largojnë nga pushteti regjimet e këtyre vendeve, si dhe të sigurojnë qëndrueshmërinë e tyre pas përfundimit të luftës. "Aleatët tanë kanë shumë më tepër dëshirë të marrin pjesë në misione të ndryshme në të gjithë botën me ne, kur ata kanë besim në fuqinë tonë. Eksperienca e Ballkanit, për shembull, gjatë dekadës së kaluar e konkretizon mjaft qartë këtë çështje. Ne mendojmë se kur ne jemi në udhëheqje, mundësia që një mision të kurorëzohet me sukses është më e madhe". Por kritikët thonë se Projekti i Shekullit të Ri do të çonte në katastrofë, duke cituar politikanin britank të shekullit të 18-të, Edmond Burke, i cli thotë: ”Tmerrohem nga fuqia dhe ambiciet tona. Tmerrohem gjithashtu nga fakti që të tjerët na kanë frikë”. Perandoria britanike pati sukses dhe mbijetoi për aq kohë sa mundi, thonë kritikët, duke ushtruar vetëpërmbajtje dhe duke ruajtur ekuilibrin e pushtetit. Ajo u përpoq të mos lejonte krijimin e një koalicioni armik që do t’i kundërvihej perandorisë. Projekti i Shekullit të Ri do të çonte në krijimin e një koalicioni të tillë, thotë Richard Kohn, profesor i historisë ushtrake në Universitetin e Karolinës së Veriut. "Një strukturë e tillë, sipas mendimit, tim, mund të provokonte kundërshtim dhe armiqësi, konflikte të mundshme dhe luftra, të cilat ne do të dëshironim t’i shmangnim. Shtetet e Bashkuara mund të provokojnë xhelozi dhe armiqësi dhe shpeshherë politika e tyre mund të keqkuptohet. Rrezik të madh për këtë çështje, paraqesin sipas profesorit Kohn, - Kina dhe deri në një farë mase, edhe Rusia". Në se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kinën si vend armik, thotë profesoi Kohn, atëhere kjo gjë mund të bëhet e tillë. Ai vë re se zyrtarë të lartë amerikanë kanë vizituar kohët e fundit Australinë, ku ata bënë thirrje për lidhje më të ngushta në fushën e sigurimit me Australinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Kjo mund të bëjë që këto vende të jetë mike për ne thotë zoti Kohn, por nga ana tjetër, afrimi i tepërt me ta mund të alarmonte Kinën. "Unë nuk mendoj që Shtetet Bashkuara duhet të veprojnë si garanci për qëndrueshmërinë në vende të tjera. Thjesht, ato nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë. Ne nuk i kemi burimet, dhe mendoj se populli amerikan nuk e do në të vërtetë ta luajë një rol të tillë në botë". Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha mënyrat për të ushtruar ndikimin e tyre, pa qenë nevoja për të ushtruar forcën ushtarake, thotë zoti Kohn. Ato mund të ushtrojnë një ndikim më të madh, duke ndjekur traditën e tyre anti-imperialiste.

XS
SM
MD
LG