Lidhje

Serbi: gërmime në një tjetër varr masiv - 2001-09-04


Zyrtarë serbë kanë në plan që nga fundi i kësaj jave të fillojnë gërmimet në një tjetër varr masiv, ku mendohet të gjenden eshtrat e shqiptarëve të vrarë të Kosovës.

Hetuesit kanë zhvarrosur tashmë trupat e më se 340 vetave nga 4 varre masive brenda Serbisë.

Varri i tanishëm ndodhet në afërsi të një hidrocentrali, në qytetin Bajina Basta të Serbisë perëndimore. Burime të mjeteve jugosllave të informimit citojnë zyrtarët e një gjykate, sipas të cilëve gërmimet do të fillojnë të enjten.

Askush nuk e di numrin e saktë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i ish-presidentit Sllobodan Milloshevic. Zyrtarë të Beogradit e kanë akuzuar ish-presidentin se është përpjekur të mbulojë mizoritë e kryera duke dërguar trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës për t’u rivarrosur në Serbi.

XS
SM
MD
LG