Lidhje

Kina kërkon heqjen e sanksioneve amerikane - 2001-09-06


Kina po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet që kanë vendosur ndaj një prodhuesi kinez armësh, i cili akuzohet se i ka dhënë Pakistanit teknologji raketash. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e cilësoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vënë sanksione ndaj kësaj kompanie si pa vend dhe të papërgjegjshëm. Ai theksoi se hetimet në Kinë tregojnë se kompania kineze nuk ka kryer asnjë shkelje.

Washingtoni ka akuzuar Korporatën e Pajisjeve Metalurgjike se i ka shitur Pakistanit pjesë këmbimi dhe teknologji raketash, duke shkelur zotimin e marrë nëntorin e kaluar për të mos u dhënë vendeve të tjera pjesë për prodhim raketash.

XS
SM
MD
LG