Lidhje

Kalendari Historik i datës 8 shtator - 2001-09-08


Më 8 shtator të vitit 1565, eksploruesi spanjoll, Admirali don Pedro Menendez de Aviles themeloi koloninë e parë të përherëshme everopiane në Amerikën e Veriut. Pas dy ditësh, kjo koloni në Florida u bekua dhe mori emrin Shën Agustin. Më pas, admirali dhe njerëzit e tij filluan të ndërtojnë një fshat dhe një fortesë prej druri. Në vitin 1672, kolonët përfunduan ndërtimin e Castijo de San Marcos, një fortesë prej guri me mure deri në 4 metra të trashë. Fortesa e Shën Agustinit siguronte mbrojtje për flotën që vinte nga Havana e Kubës dhe drejtohej për në Spanjë çdo pranverë. Ajo shërbente edhe si bazë për tregtarët dhe misionarët që eksploronin me mijra kilometra në brendësi të Amerikës së virgjër.

Më 8 shtator 1974, presidenti Gerald Ford i akordoi falje të plotë Richard Nixonit për të gjitha shkeljet që mund të kishte kryer gjatë kohës kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë. Njoftimi u shpall 30 ditë pas largimit të Niksonit, i cili u bë presidenti i parë në historinë amerikane që jepte dorëheqjen. Dorëheqja e tij u bë pas votimit në Komisionin Juridik të Kongresit, i cili i rekomandoi Dhomës së Përfaqësuesve që të fillonte procedurën e shkarkimit të presidentit për rolin e tij në mbulimin e çështjes së Watergatit. Shumë amerikanë u zëmëruan nga falja që bëri presidenti Ford sepse ata kërkonin që Niksoni të dilte para gjyqit. Por të tjerë mendonin se vetë dorëheqja e Niksionit ishte një ndëshkim i mjaftueshëm për të.

XS
SM
MD
LG