Lidhje

Kalendari historik i datës 9 shtator - 2001-09-10


Më 9 shtator të vitit 1919, qyteti i Bostonit në Massachusetts mbeti qëllimisht pa mbrotjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave. Policëve nuk u ishin gritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit. Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918 dhe u njon nga Federata amerikane e Punës. Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë. Më 10 shtator, kryetari i Bashkisë së Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë për të vënë rregullin. Të nesërmen, Guvernatori i shtetit Massachusetts, Calvin Coolidge u bëri thirrje banorëve të Bostonit të respektonin ligjin dhe mori në punë policë të tjerë për të zëvendësuar grevistët. Përgjigja e Guvernatorit mbetet edhe sot një citat shpesh i përmendur: “Nuk ekziston e drejta e grevës kundër rendit publik nga askush, në asnjë vend dhe asnjëherë. Qendrimi i prerë i Guvernatorit Coolidge kundër sindikatës tërhoqi vemendjen kombëtare dhe shërbeu si një faktor me rëndësi në zgjedhjen e tij si kandidat për nënpresident nga Warren Harding në vitin 1920. Zoti Coolidge zëvendësoi presidentin Harding pas vdekjes në vitn 1923.

Më 9 shtator 1787, kuvendi që po zhvillonte debate për kushtetutën e re të Shteteve të Bashkuara emëroi një komision për të hartuar projekt-dokumentin e parë. Komisioni i Stilit, siç u quajt ai, shqyrtoi punën disa mujore të kuvendit dhe e përmblodhi përmbajtjen e diskutimeve në një hyrje dhe shtatë nene. Historianët përgjithësisht janë dakord se dokumenti i hartuar nga komisioni ishte konciz, me fjalë të zgjedhura dhe me një stil elegant. Tri fjalët e para të hyrjes që shpjegon qëllimin e saj, shprehin frymën e kushtetutës: “Ne populli i Shteteve të Bashkaura, me qëllim që të formojmë një bashkim më të përsosur, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësinë e brendëshme, të garantojmë mbrojtjen e përbashkët, të nxisim mirëqënien e përgjithëshme dhe të sigurojmë bekimet e lirisë për vete dhe pasardhësit tanë, marrim përsipër përgjegjësinë e madhe për të shpallur këtë Kushtetutë për Shtetet e Bashkuara". Më 17 shtator të vitit 1787, delegatët në Kuvendin Kushtetues të Filadelfias nënshkruan dokumentin që u bë statuti kombëtar i Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG