Lidhje

Bota reagon ndaj sulmeve terroriste - 2001-09-12


Këshilli i përbashkët i NATO-s dhe Rusisë zhvilloi një takim të posaçëm në Bruksel për të diskutuar pasojat e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë të lëshuar pas takimit thuhet se NATO-ja dhe Rusia janë të bashkuara në vendosmërinë e tyre për të ndeshkuar përgjegjësit e këtyre veprimeve çnjerëzore.

Takimi i sotshëm u zhvillua një ditë pasi aleanca e NATO-s deklaroi dje se në qoftë së vërtetohet se sulmet e të martës janë drejtuar nga jashtë, ato do të konsiderohen si sulme kundër të gjithë aleancës 19-anëtarëshe.

Ndërkaq, udhëhëqesit e shumë vendeve të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme kanë shprehur ngushëllimet e tyre, por disa ekstremistë myslimanë kanë festuar nepër rrugë. Ndër vendet që i kanë denuar sulmet terroriste jane edhe vendet e përfshira në listën e qeverisë amerikane të vendeve terroriste: Libia, Sudani, Siria, dhe Irani.

XS
SM
MD
LG