Lidhje

Rritet numri i viktimave - 2001-09-12


Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Rudi Giuliani tha se 3 mijë e 700 vetë figurojnë të humbur që pas sulmit terrorist ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Por si rrjedhojë e vështirësive që shoqërohen me gërmimet në rrënojat e kullave, ai thotë se deri tani janë gjetur rreth 100 trupa.

Zyrtarët kanë porositur 6 mijë thasë plastikë për futjen e trupave të viktimave që gjenden në skenën e ngjarjes. Autoritetet thonë se mendohet që në të dyja kullat kishte afro 20 mijë vetë në kohën e sulmit. Ndërkaq, në afërsi të Washingtonit, ekipet e shpëtimit ndërprenë për një kohë të shkurtër punën në pjesën e dëmtuar të Pentagonit, pas një telefonate kërcënuese.

Zyrtarët nuk shpresojnë të gjejnë persona të mbetur gjallë në rrënojat që shkaktoi sulmi ndaj Pentagonit. Ata nuk e kanë përcaktuar ende numrin e të vdekurve. Ekipe kërkimi po punojnë edhe në vendin ku u rrëzua avioni i katërt, në shtetin Pensylvania. Katër avionët kishin në bord gjithësej 266 vetë. Të gjithë mendohen të kenë vdekur kur u rrëzuan avionët.

XS
SM
MD
LG