Lidhje

Kongresi pritet të miratojë fonde emergjence - 2001-09-13


Kongresi amerikan pritet të miratojë fondin e emergjencës prej 20 miliardë dollarësh për t’i ndihmuar autoritetet të përballojnë krizën e shkaktuar nga sulmet terroriste të së martës.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Caktimin e Fondeve, Bill Yung, thotë se do ta paraqesë sot planin e shpenzimeve dhe se shpreson që Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati ta miratojnë atë.

Shumë ligjvënës kanë shprehur tashmë përkrahjen e tyre për këto fonde. Ato do të përdoren për hetimet lidhur me sulmet, operacionet e shpëtimit dhe për nevoja të tjera në fushën e sigurimit kombëtar.

Mbrëmë, shumë anëtarë të kongresit u mblodhën për një lutje në selinë e Kongresit.

Po dje, Kongresi miratoi njëzëri një rezolutë ku dënohen sulmet terroriste dhe ku shpallej një ditë kombëtare zie dhe bashkimi.

XS
SM
MD
LG