Lidhje

Talebani kërcënon SHBA - 2001-09-14


Udhëheqësit talebanë të Afghanistanit morën në mbrojtje Osama bin Ladenin dhe paralajmëruan Shtetet e Bashkuara që të mos hakmerren për sulmet e së martës. Klerikët talebanë në Kabul u bënë thirrje myslimanëve të botës të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara. Duke folur pas lutjeve të së premtes, klerikët paralajmëruan për hakmarrje me mjete të tjera nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë vendin e tyre.

Udhëheqësi suprem i talebanëve tha se as Osama bin Laden dhe as Afganistani nuk i kanë aftësitë për të stërvitur pilotë të tillë vetvrasës si ata që i përplasën aeroplanët në Nju Jork dhe Uashington. Talabanët strehojnë Osama bin Ladenin, i cili është cilësuar nga Uashingtoni si i dyshuari kryesor për sulmet e së martës. Ndërkohë, në Pakistan po shtohen tensionet në prag të një sulmi të mundshëm amerikan kundër Afganistanit.

XS
SM
MD
LG