Lidhje

Bush: kam përkrahje ndërkombëtare për të goditur përgjegjësit - 2001-09-15


Presidenti Bush tha se Amerika do t’u bëjë thirrje të gjithë njerëzve liridashës të botës që të bashkohen në luftën kundër terrorizmit dhe se ka gjetur përkrahje të madhe ndërkombëtare për të goditur rëndë ata që janë përgjegjës për sulmet terroriste të së martës në qendrën Botërire të Tregtisë dhe në Pentagon. Objektivi kryesor është Osama Bin Laden, i arratisuri saudit që jeton në Afganistan. Presidenti Bush tha se nuk ka asnjë dyshim se ai është personi kreysor mbi të cilin bien dyshimet. Por Sekretari amerikan i Drejtësisë, John Ashcroft tha se nuk ka kufijë në hetimet për terrorizëm. Zoti Ashcroft tha se ka filluar procesi më i gjerë i hetimeve në historinë e Shteteve të Bashkuara në përgjigje të sulmeve terroriste të së martës së kaluar, kur u rrëmbyen katër aeroplanë udhëtarësh, që u përdorën si bomba kolosale vetvrasëse kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. 4 mijë agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve po punojnë për këtë çështje dhe zoti Ashcroft tha se ata po ndjekin 40 mijë variante të mundëshme. FBI-ja ka përballë si problemin më të ngutshëm të përcaktojë nëse terroristë të tjerë ende qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti, Dick Cheney ka bërë të ditur se aeroplanët e forcave ajrore kanë marrë urdhër të godasin çdo aeroplan udhëtarësh që duket se është drejtuar për të kryer sulme vetvrasëse në Uashington.

XS
SM
MD
LG