Lidhje

Powell: deklarata pozitive nga Irani dhe Siria - 2001-09-16


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, thotë se ka marrë deklarata pozitive dhe të hapura si nga Irani edhe Siria gjatë bisdedave me qeveritë e ndryshme të botës për ndërtimin e një koalicioni kundër terrorizmit. Irani dhe Siria prej kohësh janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara si përkrahëse të terrorizmit.

Por Sekretari Powell thotë se ajo që ka dëgjuar nga të dy vendet pas sulmit terrorist të së martës në qytetet amerikane, mund të paraqesë shanse të reja për pjesmarrjen e tyre në luftë kundër terrorizmit. Sidomos Irani, tha zoti Powell, ka bërë një deklaratë mjaft pozitive. ”Më duket se është një deklaratë që ja vlet të eksplorohet për të parë nëse ata e kuptojnë apo jo se ky është një mallkim i ri për tërë botën. Dhe natyrisht Irani ka patur gjithmonë vështirësi me regjimin Taleban,” tha sekretari Powell.

Ai tha stacionit televiziv C-B-S se të gjitha vendet me qeveritë e të cilave ai ka kontaktuar, kanë shprehur përkrahje për Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Sirinë, e cila akuzohej prej kohësh si përkrahëse e grupeve terroriste. ”Ata kanë bërë një deklaratë mjaft të hapur dhe ndoshta lidhur me Sirinë ekzistojnë shanse të reja,” tha zoti Powell.

Përjashtim këtu bën Iraku. Por Sekretari Powell thotë se deri tani ai nuk ka vërejtur ndonjë lidhje të sulmit terrorist të javës së kaluar me Sadam Husseinin.

XS
SM
MD
LG