Lidhje

FBI arreston katër persona - 2001-09-18


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka filluar të mobilizojë forca lokale anti-terroriste në të gjithë vendin, ndërkohë që po zgjeron spektrin e hetimeve për sulmet terroriste të javës së kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, tha se u ka dhënë urdhër prokurorëve federalë të krijojnë grupe speciale kundër terrorizmit në çdo distrikt. Ai tha gjithashtu se qeveria ka zgjeruar kompetencat për të ndaluar dhe marrë në pyetje imigrantë. Zoti Ashcroft tha se rregullat e reja kanë të bëjnë me 75 vetë që janë ndaluar për shkeljen e afatit të vizave, për të cilët autoritetet besojnë se mund të kenë dijeni rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ai tha se Byroja Federale e Hetimeve ka arrestuar katër individë lidhur me sulmet dhe është vënë në ndjekje për 190 të tjerë që do t’i marrë në pyetje.

Prokurori i Përgjithshëm tha se nga hetimet e deritanishme kanë lindur dyshime se terroristët kishin në plan të rrëmbenin më shumë se katër aeroplanë udhëtarësh javën e kaluar. Por zoti Ashcroft tha se këto dyshime nuk kanë mundur të konfirmohen.

XS
SM
MD
LG