Lidhje

Protesta në Pakistan - 2001-09-21


Në Pakistan, mijëra protestues dolën sot nëpër rrugët e Islamabadit për të shprehur kundërshtimin e tyre për mbështetjen e qeverisë pakistaneze ndaj një sulmi të mundshëm ushtarak kundër Afganistanit. Protestuesit, shumica anëtarë të grupit përkrahës të vijës së ashpër Jamiat-Ulema-i-Islami, dolën për të protestuar nëpër disa qytete, si Peshawar, Quettta, Lahore, Karachi dhe Islamabad.

Në demonstrata morën gjithashtu pjesë disa grupe më të vogla islamike. Forcat e rendit i kishin shtuar masat e sigurisë dhe nuk pati njoftime për veprime me dhunë. Demonstratat më të mëdha u zhvilluan në Peshawar, në afërsi të kufirit afgan, ku ishin mbledhur rreth 10 mijë vetë për të denoncuar qeveritë e Pakistanit dhe të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG