Lidhje

Bush: bazat e ekonomisë të forta - 2001-09-22


Presidenti Bush thotë se ekonomia amerikane ka pësuar një goditje, por bazat e saj vazhdojnë të jenë të shëndosha megjithë sulmet terroriste në New York dhe Pentagon.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidentit Bush tha se terroristët rrëzuan simbolin e begatisë amerikane, Qendrën Botërore të Tregtisë, por nuk mund të prekin burimin e saj, i cili, theksoi ai, i ka themelet te njerëzit e këtij vendi.

Megjithatë, presidenti e pranoi se dëmi që i është shkaktuar ekonomisë, ka qenë i madh, ndërkohë që shumë vende pune në industrinë e transportit ajror janë shkurtuar, ashtu si edhe në turizëm dhe në industrinë e hoteleve.

Ai tha se adminsitrata e tij dhe anëtarët e kongresit po punojnë së bashku për të ndihmuar që ekonomia të vihet në lëvizje.

XS
SM
MD
LG