Lidhje

Miss America: fiton studentja nga Oregoni - 2001-09-23


Një studente nga shteti Oregon fitoi dje konkursin e bukurisë Miss America që u karakterizua nga një frymë e thellë patriotizmi si dhe masa të rrepta sigurie.

Miss Oregon, Katie Harman, është e para konkurente nga ky shtet që fiton këtë titull. Ajo vazhdon studimet në fushën e bio-etikës dhe ka në plan ta përdorë titullin Miss America në ndihmë të pacienteve që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Drejtuesi i programit, aktori Tony Danza e hapi shfaqjen me një monolog në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ai tha se, megjithë atmosferën e përmortshme që pasoi këto sulme, konkursi Miss America po zhvillohej për të ndihmuar në shërimin e plagëve dhe kapërcimin e tronditjes që po përjeton vendi.

XS
SM
MD
LG