Lidhje

BE dërgon diplomatë në Pakistan - 2001-09-24


Bashkimi Evropian po dërgon zyrtarë të lartë në Pakistan dhe në Lindjen e Mesme në përpjekje për të bindur vendet e botës islamike të marrin pjesë në koalicioni e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Shefi i politikës së Jashtme, Havier Solana, komisionieri për marrëdhëniet me jashtë, Chris Patten, dhe Ministri i Jashtëm belg, Louis Michel, fillojnë sot misionin e tyre në 6 vende. Ndalesa e tyre e parë është Pakistani, njëri prej vetëm dy vendeve që njohin qeverinë taleban të Afganistanit. Ekipi i Bashkimit Evropian do të vizitojë edhe Iranin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë. Synimi i tyre është të bindin udhëheqësit e këtyre vendeve se objektivi i koalicionit ndërkombëtar janë terroristët dhe jo myslimanët e arabët.

Gjashtë vendet arabe të rajonit të Gjirit Persik thonë se ato do ta mbështesin koalicionin kundër terrorizmit, por ata nuk thanë dje nëse do t’i lejojnë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tyre ushtarake. Manila njoftoi se do t’i lejojë avionët ushtarakë amerikanë të furnizohen me karburant në territorin e Filipineve si pjesë e rolit të saj në koalicion.

XS
SM
MD
LG