Lidhje

Seria e ngjarjeve te 11 shtatorit - 2001-09-24


8:45 - një avion i rrëmbyer godet kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregëtisë në New York, duke shkaktuar një gropë të madhe në katet e sipërme të ndërtesës dhe shumë flakë. 18 minuta më vonë, në 9:03 një avion i dytë pasagjerësh përplaset në kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregëtisë.

9:17 - Administrata federale e aviacionit ose FAA urdhëron të gjitha aeroportet e New Yorkut të mbyllen menjëherë. Disa minuta më vonë mbyllen të gjitha urat dhe tunelet në qytetin e New Yorkut.

9:30 - Presidenti Bush flet në Florida duke informuar amerikanët për sulmet terroriste.

9:40 - FAA ndalon të gjitha fluturimet në aeroportet e Shteteve të Bashkuara, hera e parë në historinë amerikane që ndërpritet trafiku ajror në mbarë vendin.

9:43 - shumë pranë Washingtonit, një avion tjetër përplaset në Pentagon, selia e ushtrisë amerikane, duke shkaktuar tynë dhe flakë të mëdha.

10:05 - Kulla jugore e Qendrës Botërore shembet. Një masë e madhe tymi mbulon Manhattanin.

10:10 - Avioni i shoqërisë United Airlines # 93 përplaset në Pennsylvania, rreth 125 kilometra në juglindje të Pittsburgut.

10:22 - Në Washington, evakuohen Departameti i Shtetit dhe ai i Drejtësisë si dhe Banka Botërore dhe ndërtesat e Kongresit.

10:24 - FAA njofton se të gjithë avonët që fluturonin për në Shtetet e Bashkuara u devijuan për në Kanada.

10:28 - Rrëzohet kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregëtisë.

10:45 - Evakuohen të gjitha ndërtesat qeveritare në Washington.

11:59 - Agjensia United Airlines konfirmon se avioni me numër 175 nga Bostoni për në Los Angeles ishte përplasur me 56 pasagjerë në bord dhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Ky zbulohet të jetë i njëjti avion që goditi kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregëtisë.

Gjatë gjithë mbasdites, ekipet e zjarrëfikësave dhe ato të shpëtimit kërkuan për të mbijetuar. Në mbrëmje presidenti Bush iu drejtua kombit. “Po kërkohen ata që janë pas këtyre akteve djallore. Kam urdhëruar të gjitha burimet e zbulimit dhe të zbatimit të ligjit të gjejnë përgjegjësit dhe ti sjellin ata para drejtësisë. Nuk do të bëjmë dallim midis atyre që i kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata”, tha presidenti.

XS
SM
MD
LG