Një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian bëri të ditur një ndihmë të menjëhershme për Pakistanin prej 18 milionë dollarësh, pas bisedimeve që u mbajtën sot në Islamabad.
Ministri i Jashtëm belg Louis Michel, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se kjo shumë do ta ndihmojë Pakistanin të përballojë valën e refugjatëve nga Afganistani. Ai tha në një konferencë shtypi se delegacionit i la mbresë qendrimi kurajoz i Pakistanit kundër terrorizmit.
Delegacioni ka filluar një turne vizitash në pesë vende myslimane për të siguruar mbështetje për një aleancë globale kundër terrorizmit. Pakistani është ndalesa e para e këtij turneu.