Lidhje

Vazhdojnë hetimet për sulmet e 11 shtatorit - 2001-09-25


Administrata e Presidentit Bush vazhdon intensivisht hetimet lidhur me sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Prokurori i Përgjithshëm John Ashcroft tha se më tepër se 350 veta janë arrestuar ose ndaluar në lidhje me këto sulme dhe se rreth 400 të tjerë po kërkohen për tu marrë në pyetje.

Dje, Presidenti Bush njoftoi se kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive në Shtetet e Bashkuara të 27 individëve dhe organizatave që dyshohen se kanë lidhje me veprimtari terroriste.

Presidenti Bush u kërkoi bankava të huaja që të veprojnë njëlloj në vendet e tyre, përndryshe pasuritë e tyre në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se urdhëri ekzekutiv bllokon pasuritë në Shtetet e Bashkuara të sauditit Osama Bin Laden, i akuzuar si planifikuesi kryesor i sulmeve të 11 shtatorit dhe organizatës së tij Al-Kaida.

XS
SM
MD
LG