Lidhje

Ministrat e Natos do të takohen në Bruksel - 2001-09-25


Ministrat e mbrojtjes të Natos do të zhvillojnë këtë javë një takim të posaçëm njëditor në Bruksel, ku do të diskutojnë mbështetjen praktike për Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

Sekretari i Përgjithshm i NATO-s, George Robertson tha se dje se ministrat pritet të arrijnë në përfundimin se sulmet ishin ishin organizuar nga jashtë. Kjo do tu hapte rrugën të 19 vendeve të Natos që të ndërmarrin një kundërpërgjigje ushtarake kolektive.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld nuk do të marrë pjesë në takimin e së mërkurës por ka thënë se mund të dërgojë atje zëvendësin e tij Paul Wolfowitz.

Ndërkohë, Kryeministri i Francës, Lionel Jospin deklaroi se vendi i tij do të jetë një partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG