Lidhje

Annan paralajmëron talebanët - 2001-09-26


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan thotë se bota do të mbajë përgjegjës talebanët, nëse ata bllokojnë dërgimin e ndihmave ushqimore për njerëzit që po vujanë nga uria në Afganistan.

Komentet e zotit Anan u bënë një ditë pasi zyrtarët e Organizatës Botërore të Ushqimit thanë se talebanët kanë marrë nën kontroll zyrat e tyre në Kandahar dhe kanë sekuestruar 1 mijë e 400 tonë ushqime.

Talebanët po ndalojnë gjithashtu punonjësit e Kombeve të Bashkuara në Afganistan që të komunikojnë me botën e jashtme. Zyrtarët e Programit Botëror të Ushqimit, organizatë që ndihmonte miliona njerëz brenda vendit, thonë se qindra-mijëra afganasve mund t’u shterrojnë rezervat ushqimore brenda një jave.

Dërgesat me ushqime për në Afganistan u pezulluan më 12 shtator. Programi Botëror i Ushqimit njofton se do të përpiqet të rifillojë dërgimin e sendeve ushqimore por transporti është tepër i vështirë.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se frika nga lufta ka qenë shkaku i përpjekjeve të më shumë se 1 milionë afganasve për tu larguar nga vendi.

XS
SM
MD
LG